Kuzhinieri i njohur turk, Nusret Gokçe, në një video në profilin e tij në Instagram, ka treguar se ka financuar ndërtimin e një xhamie, të një bibilioteke, salle mësimi dhe kuzhinë popullore në fshatin ku është lindur.
Përkatësisht, Nusret ndau disa pamje se si dukeshin komplekset e ndërtuara.
Këto skena kanë shkaktuar entuziazëm të përtërirë dhe një sërë lavdërimesh te shumë ndjekës të tij, sepse me gjithë popullaritetin e tij, ky kuzhinier “nuk ka harruar se nga vjen”.
Po ashtu, pas kësaj video, Nusret ka postuar një tjetër video në të cilën ka deklaruar se çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit do të ofrojë iftare falas për banorët e fshatit të tij.
“Iftar falas dhe pa limit çdo ditë ne fshatin tonë në Erzurum tradicional. Ju presim të gjithëve. Do të shtrojmë iftar pa limit falas, për të gjithë, në Ramazan”, ka shkruar Gokçe në postimin e tij.
“Asnjëherë mos harroni se nga vini”, shkroi në postimin tjetër. /Telegrafi/