Telegrafi

Nusret Gokçe po largohet nga Londra për të hapur një restorant të ri në Arabinë Saudite

Jo shumë kohë pasi hapi restorantin e tij të shumëpërfolur Knightsbridge, Salt Bae, po largohet nga Londra për të filluar një sipërmarrje të re.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi turk, Nusret Gokçe, i njohur ndryshe si Salt Bae, do të niset nga kryeqyteti britanik dhe do të shkojë në Arabinë Saudite për të hapur një restorant tjetër.

“‘E diela është dita ime e fundit në Londrën e bukur. Do të shkoj në Riad për të hapur restorantin tim të 28-të”, ka shkruar ai në Instagram.

Kjo vjen më pak se dy muaj pas hapjes së Nusr-Et Steakhouse në Londër, që ka tërhequr shumë vëmendje për ofertat e shtrenjta. /Telegrafi/