Site icon Telegrafi

“Nusja xhihadiste” gjermane rrezikon dënimin me vdekje – pamjet tregojnë momentin e kapjes së saj nga ushtarët irakianë (Video)

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur një nxënëse gjermane u gjet e fshehur në Mosulin e shkatërruar nga lufta, e cila kohë më parë kishte ikur nga Gjermania për t’u bashkuar me ISIS.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për “nusen e xhihadit”, Linda Wenzel, 16 vjeçe, e cila ishte filmuar nga një ushtar irakian kur ajo ishte nxjerrë, e ndyrë, e tmerruar dhe e plagosur në krahun e saj, nga ish-kalaja e terrorit.

Videoja, siç thuhet më tej tregon momentin kur adoleshentja, e tronditur dhe me dhimbje, dërgohej në një burg të improvizuar, ndërsa ushtarët e festonin kapjen e saj.

Ka raporte se ajo është arrestuar për tu marrë në pyetje mbi veprat e terrorizmit dhe mund të përballet me dënimin me vdekje në Irak.

Wenzel, e cila u konvertua në Islam si një nxënëse 15-vjeçare në qytetin e saj të lindjes Pulsnitz në Gjermaninë Lindore vitin e kaluar, u largua nga shtëpia për t’u bashkuar me fanatikët pasi u “trajtua” nga një rekrutues i ISIS.

Ajo fluturoi në Stamboll, u kontrabandua në Irak, martoi një luftëtar çeçen, i cili u vra dhe përfundoi në Mosul, ku rreth 25,000 vullnetarë të ISIS vdiqën në betejën për të rimarrë qytetin. /Telegrafi/

Exit mobile version