Telegrafi

Nusja u “tall” me vjehrrën që po gërmonte në sirtarët e saj – por ajo shkaktoi probleme familjare me këtë veprim

Një përdoruese e Reddit me emrin Sandra shkon mirë me vjehrrën e saj, por së fundmi vuri re se ajo po nuhaste sirtarët dhe dollapët në dhomën e gjumit me pretekstin se kërkonte diçka që i duhej, si një karikues celulari.

“Kur e kapa i thashë se e kishte gabim sepse aty janë gjërat e mia personale. Ajo u përgjigj se ishte hutuar dhe nuk e dinte se në cilin sirtar ishte artikulli që kërkonte”, ka shkruar Sandra.

“Kështu që vendosa të etiketoj sirtarët e mi. Herën tjetër që ajo shkoi të kërkonte diçka, ajo u zemërua kur kuptoi se çfarë kisha bërë. Ajo u ndie e ofenduar dhe më tha se nuk ishte budalla”, shpjegoi ajo.

Vjehrra u largua e inatosur dhe kunati thirri Sandren dhe burrin e saj dhe i kërkoi t’i kërkonin falje asaj. Ata refuzuan ta bëjnë këtë, kështu që tani pyesin veten nëse e kishin gabim.

“Ajo u zemërua sepse nuk kishte më një justifikim për të gërmuar nëpër gjërat tuaja”, tha një person.

“Është një person që nuk ka kufij dhe gërmon rregullisht sendet e tua personale”, thotë një tjetër.

“Nuk ke bërë asgjë të keqe. Janë gjërat e tua dhe familja e burrit tënd është e sëmurë”, tha një i tretë.

“Do t’i mbushja sirtarët me sende eksplicite që t’i gjente vjehrra, ndaj bëje të ndihet rehat”, tha komentuesi i katërt. /Telegrafi/