Telegrafi

Nusja u rrëzua me gjithë fustan, derisa po fotografohej mbi një motor uji

Aili Reierson po fotografohej mbi një motor uji, si pjesë e fotografive të dasmës, që e festoi në brigjet e Kankunit të Meksikës.

Mirëpo, nusja nuk ishte aq me fat, apo dhëndri nuk dinte ta ngiste makinën, duke bërë që ajo të rrëzohej në det me gjithë fustanin e bardhë, transmeton Telegrafi.

Derisa fotografimi nuk shkoi si duhet, atë e ndihmuan menjëherë të ngrihej dhe të dilte jashtë, megjithëse fustani iu lag dhe i humbi grimi.

Ky moment, nuk ia ndryshoi humorin nuses, që vazhdoi të qeshte sikur gjithçka të jetë mirë. /Telegrafi/