Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në komunën e Drenasit.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se ka arrestuar një femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar vjehrrën e saj.
Policia bën të ditur se viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”./Telegrafi/