Një nuse në Kavajë ka shkuar në qendrën e votimit përpara ceremonisë së dasmës.
E veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar këtë ditë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 12:00 kanë votuar 27.18 për qind.
Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti. /Telegrafi/