Site icon Telegrafi

Nusja po ecte drejt altarit, por një mysafire ia prishi ditën më të lumtur të jetës (Video)

Nusja është detyruar për disa sekonda të ndalojë ecjen drejt altarit, pasi një mysafire e ftuar në dasmë u rrëzua në tokë duke i bllokuar rrugën.

Duket se kjo dasmore që po filmonte me telefon, kishte humbur baraspeshimin dhe në një moment ishte rrëzuar mbi lulet e renditura në të dy anët e rrugës, ku ishte planifikuar të ecë nusja, transmeton Telegrafi.

Por në momentin e përplasjes në tokë, është dashur të intervenojnë përcjellëset e nuses të cilat larguan lulet dhe dheun nga rruga, derisa gruaja që u rrëzua mbeti me fytyrë të skuqur për faktin se qindra dasmorë po e shikonin.

Që nga publikimi i kësaj videoje ajo është shikuar nga mijëra persona, derisa mbetet të shpresojmë që nusja ia ka falur kësaj gruaje për veprimin që e bëri nga pakujdesia derisa po filmonte me telefon. /Telegrafi/

Exit mobile version