Telegrafi

Nusja po bëhej gati të zbriste në vendin ku do të duhej të martohej, piloti humb kontrollin dhe rrëzohet helikopteri – braziliania shpëton mrekullisht (Video)

Dasma do të duhej të ishte dita më e lumtur e nuses dhe dhëndrit, por kështu nuk do të mbahet në mend për një vajzë nga Brazili, e cila për pak sa nuk e pësoi me jetë kur derisa helikopteri me të cilin po udhëtonte drejt destinacionit ku do të duhej të mbahej ceremonia martesore, u rrëzua dhe u përfshi nga flaka.

Nusja dhe tre persona tjerë që ishin brenda helikopterit përfshirë edhe pilotin, janë detyruar të dalin më vrap nga helikopteri që u rrëzua dhe për pak sekonda u përfshi nga flaka, transmeton Telegrafi.

Ajo planifikonte të zbriste në vendin ku do të duhej të martohej, por në një moment piloti humbi kontrollin mbi fluturaken dhe brenda pak sekonda u përplas në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë për ta neutralizuar zjarrin, e nusja dhe tre personat tjerë që ishin brenda helikopterit kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/