Site icon Telegrafi

Nusja nxiti rrahje masive

Nusja kërcënoi pronarin e dyqanit se i fejuari i saj do ta vrasë, nëse nuk ia qep fustanin. Pronari i dyqanit ka dëgjuar shpesh të tilla kërcënime, por kjo nuse e kishte seriozisht.

Pak më vonë u kthye së bashku me të fejuarin dhe dy djem të fortë, të cilët menjëherë bën realitet kërcënimet e saj.

Dy familjet, të fejuarit dhe dyqanxhinjtë, u rrahën në mes të dyqanit. Si në ndonjë film vestern, njerëzit i hidheshin njëri-tjetrit, kërcitnin grushtet, bile edhe kukullat model për veshje u përdorën si armë.

Policia arriti shumë vonë për ta parandaluar dëmin prej 20.000 dollarëve, por tre kryesit e veprës penale u arrestuan.

Exit mobile version