Telegrafi

Nusja me mjekër (Foto)

23-vjeçarja gjithmonë është përqeshur nga shoqëria për këtë çrregullim, e si pasojë ajo shpesh herë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje. Që në moshën 11-vjeçare asaj nis t’i rritet mjekra. Por, me kalimin e kohës, ajo e pranoi veten e saj ashtu siç është.

Kaur është lindur në një familje që i përket fesë sikë (e cila e ndalon heqjen e qimeve trupore), e lidhja e saj me fenë e bëri atë kështu siç është sot.

“Kur isha 16 vjeçe, kam vendosur që të pagëzohem dhe që në atë moment unë rashë në dashuri me fenë time. I thash vetës që energjinë që jam duke e shpenzuar për t’i dhënë fund jetës, duhet që ta shndërroj që të bëj diçka të mirë për jetën time”, është shprehur Kaur.

Tani 23-vjeçarja jeton në Britaninë e Madhe dhe qëndrimi dhe vetëbesimi i kësaj vajze e ka impresionuar fotografen britanike Louisa Coulthurst nga studio Nuset Urbane. Fotografja i ka kërkuar Harnaam Kaurit që të jetë modelja e saj në setin e saj fotografik. /SHO/