Të ftuarat, të cilat kanë qenë mbi 200, për tri orë rresht kanë hapur fustanin në qytetin Jilin, në veriperëndim të Kinës.
“Bishti” i fustanit të cilin e ka veshur mësuesja 25-vjeçare Lin Rong, ka qenë i dekoruar me 9.999 trëndafila të mëndafshtë, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Rekordi i deritanishëm i gjatësisë së një fustani të nusërisë ka qenë 1.579 metra në Librin e rekordeve Guinness. Ideja për këtë fustan ka qenë e dhëndrit, të cilit i ka kushtuar rreth 4.000 euro, që për Kinë është një shumë bukur e majme.