Site icon Telegrafi

Nusja kërkoi nga dasmorët para për rritjen e gjoksit

Britanikja Louise Hampson (33 vjeçare) mori dhuratë rreth 2000 funta nga dasmorët për ta kryer operacionin. Donacionin ia shtoi edhe kursimeve të veta dhe u nis drejtë e tek kirurgu estetik. “Mysafirët e dasmës sime më përgatitën dhuratën më të mirë për të filluar jetën martesore”, tha nusja e emocionuar pas operacionit.

Së bashku me bashkëshortin Les (24 vjeçar) në ftesat e dasmës kishin shkruar se atyre nuk u mungonte tosteri, aparati i kafesë dhe as enët por nuk kishin para për operacion.

Louise i tha revistës britanike “Love It!” se gjinjtë e saj ishin shfryrë pasi kishte lindur tre fëmijë nga lidhjet e mëhershme dhe dëshironte t’ua kthente “shkëlqimin e vjetër”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version