Telegrafi

Nusja italiane e Lorik Canës kërcen vallen e Tropojës (Video)

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur karriera si futbollist nuk i lejonte të shijonte pushime të zgjatura, apo kaq shumë kohë krah familjes, mesa duket ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, ka vendosur ta rifitojë kohën e humbur çdo ditë e më shumë.

Disa herë gjatë ditëve të fundit ai na ka treguar se është duke kaluar pushimet në Saint Tropez.

Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar disa video gjatë një feste me bashkëshorten Monika dhe miq të tij e për këtë arsye u bëmë kuriozë për të kontrolluar edhe postimet e bashkëshortes, nga Instagrami i saj.

Ajo çka na ka bërë përshtypje ka qenë një postim i Monikës, ku shihet duke kërcyer “Vallen e Tropojës” me mikeshën e saj. Të gjithë e dimë se Monika është italiane, por ajo çka mund të themi me siguri është fakti që ajo e ka mësuar shumë mirë se si kërcehet një valle e tillë shqiptare tradicionale. Bravo Lorik! /telesport/