Telegrafi

Nusja fëmijë shokon kalimtarët e rastit (Video)

Një situatë e ngjashme u ka ndodhur kalimtarëve të rastit në Libi, të cilët janë gjendur në një rrugë derisa një çift bashkëshortor fotografoheshin. Megjithatë, çifti bashkëshortor kanë shkaktuar reagime tek qytetarët, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti, se martesa kishte ndodhur mes një vajze 12-vjeçare dhe një burri i cili dukej sikur të ishte babai i saj.

Pas ceremonisë martesore, çifti ishin drejtuar për në bregdet për të realizuar një set fotografik, por kalimtarët vazhdimisht i shikonin me buzëqeshje dhe ironi.

Kishte prej atyre njerëzve që e quanin dhëndrin “kriminel”, derisa kishte edhe tjerë që e miratonin këtë martesë.

“Nuk keni pse merreni me punët e tjerëve. Për martesë kam marrë leje nga prindërit”, u është drejtuar nusja kalimtarëve.

Kjo video e dyshes është klikuar mbi 1.7 milion persona, edhe pse në fund është konstatuar se bëhej fjalë për një inskenim, pasi çifti ishin aktor profesionist.

Qëllimi i kësaj videoje ishte të tërheq vëmendjen e opinionit, se rreth 15 milionë vajza (ku disa prej tyre janë të moshës 8-10 vjet), deri më sot janë detyruar të martohen pa dëshirën e tyre. /Telegrafi/