Të gjitha të ftuarat e dinë rregullin e pashkruar, se në dasmë nuk duhet veshur fustan të bardhë, apo krem dhe në asnjë mënyrë që të ngjajë me atë që e ka nusja.
Por, një nuse është mllefosur së tepërmi, kur ka kuptuar se vjehrra saj, ka blerë një fustan të bardhë dhe të ngjashëm me të sajin, që ta veshë në ditën e saj të madhe, transmeton Telegrafi.
“Më pyeti se çfarë fustani të blejë, i thashë të zgjedhë teget, gjelbër apo gri mbyllët, mbi të gjitha diçka konservator. Mbeta e hutuar, kur ia pashë fustanin e bardhë, me dantella ari”, ka thënë nusja në Reddit.
Megjithëse e kishte pyetur dhe ia ka parë fustanin, ajo e ka zgjedhur një të ngjashëm sateni me dantella, të gjatë dhe me detaje të realizuara me kujdes.
E nervozuar me vjehrrën, ajo i ka thënë se nuk i përshtatet, por ajo e ka vështruar qetë dhe nuk i ka thënë asgjë. Të njëjtin veprim e ka bërë edhe bashkëshorti saj i ardhshëm, duke mos reaguar për veprimin e nënës së tij.
“Nuk më hyn në tru, se si vendosi ta blinte këtë fustan. Çfarë po i shkonte në mendje, kur kjo veshje është krejtësisht jashtë karakterit të saj. Ndoshta dëshiron të përjetojë Hirushen, por pse në ditën time të madhe”, është ankuar ajo.
Shumica e lexuesve të postimit, janë shprehur se vjehrra e ka gabim dhe se gjesti saj është i papranueshëm. Në anën tjetër, disa po konsiderojnë se ajo po e ekzagjeron, ndërsa kërkuan që ta shohin edhe fustanin që zgjodhi vjehrra.
“Nuk dua të ju paramendojë të dyjave bashkë” si dhe “sigurisht se e moshuara me vello do duket keq”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/