Telegrafi

Nusja e Kardashianëve e mbajti fjalën (Foto, +16)

Blac Chyna u zotua se përmasat e trupit të saj si ka qenë para shtatzënisë do të ktheheshin shumë shpejt.

Ajo solli në jetë vogëlushen Dream më 10 nëntor, dhe ka dokumentuar rënien në peshë për dy javë, për fansat e saj në rrjetin social.

Ajo e ka publikuar një foto nudo nga periudha para shtatzënisë, për të treguar se ku do të arrijë

“17 kg është shumë larg. 10 kg të humbura deri tani. Objektivi të bëhem 58 kg”, shkruan e fejuara e Rob Kardashian në postimin në Snapchat, transmeton TCH.

Blac, emri i së cilës është Angela Renee White, shtoi plot 27 kg gjatë shtatzënisë dhe në foto duket fiziku i saj që është dobësuar.

Dhjetë ditë pas lindjes së Dream, Chyna tha se kishte shkuar nga 87 kilogramë në 77. Megjithatë gjatë shtatzënisë ajo është shprehur se nuk e ka fare problem që ka marrë kaq shumë peshë.