Nocole Tafoya nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, ka mbetur e befasuar kur shoqëruesja e saj Mandii, ia ka sjellë dy lama.
Derisa po bëhej gati të realizonte fotografitë e martesës së bashku me bashkëshortin e ardhshëm, pas krahëve i ishin sjellë kafshët e saj të preferuara, transmeton Telegrafi.
“Është e fiksuar pas lamave, prej çantave deri te lapsat dhe gjërat tjera që ka në shtëpi, mbajnë edhe një figurë të kësaj gjallese”, kanë thënë një familjar i saj lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni momentin, kur ajo kthen kokën dhe sheh gjallesat, vetëm pak para se të nisej për në altar. /Telegrafi/