Telegrafi

Nusja e dhëndri përleshen ditën e martesës (Video)

Nuk dihet nëse ata po shkonin për t’u martuar, apo po ktheheshin nga ceremonia e martesës, por shihet qartë, se mes tyre diçka nuk është në rregull, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët shikojnë të habitur, derisa dhëndri e merr për krahu nusen dhe dëshiron ta fusë në veturë. Kurse ajo largohet gjatë tërë kohës dhe e qëllon atë me buqetën e luleve.

Pastaj, burri hyn në veturë, kurse gruaja me fustan të bardhë, vazhdon me nxitim, në drejtim të panjohur. /Telegrafi/