Angela Watkins e ka stampuar fytyrën e saj në një bluzë, të cilën e ka detyruar ta veshë dhëndri Daniel Peel, derisa festonte me miqtë natën e fundit të beqarisë.
E frikësuar se ai mund ta tradhtonte, nusja 25-vjeçare përgatiti veshjen me mesazhin e veçantë, për t’i zmbrapsur të gjitha ato që i afrohen, transmeton Telegrafi.
“E dua të dashurën time dhe nuk i dua gratë këtu, andaj largohuni prej meje”, shkruan në pjesën e sipërme të bluzës, që e veshi Peel derisa po shëtiste në Skegness të Anglisë.
Madje, nusja është kujdesur edhe për një ofendim, ndaj ndonjë prej rivaleve që do ngacmonte partnerin e saj. “Pse të ha hamburger, kur kam mish në shtëpi” shkruan më tutje në bluzën, që e mbajti veshur ai.
Çifti që kanë së bashku tre fëmijë, do të shkojë drejt altarit në vendlindjen e tyre Rugby gjatë javës që vjen. /Telegrafi/