Site icon Telegrafi

Nusja doli nga kontejneri i bërllokut

Nick Kearns e shndërroi kontejnerin e bërllokut në një karrocë shkëlqyese, të cilën në vend të kuajve e tërhiqte një kamion 18 tonelatash. Nick është pronar i firmës për huazimin e kontejnerit, në të cilin punon së bashku me nusen dhe kjo për ta dukej se ishte mjeti i duhur për martesë por edhe reklamë e shkëlqyer për vendin e punës.

Dhëndëri shpenzoi dy javë e gjysmë për ta rregulluar kontejnerin. Pas ceremonisë së kurorëzimit, çifti i sapomartuar u fut në kontejner dhe shkoi deri në lokalin e afërm ku ishte organizuar dasma. /Telegrafi/

Exit mobile version