Dhëndri nga Karolina e Veriut të Shteteve të Bashkuara, i cili nuk mund të sheh ngjyra, ka nisur të qajë kur nusja ia ka dhënë një pale që ia rregullojnë këtë të metë.
Blaire Ahlers i dhuroi bashkëshortit Griffin, një palë syze, që ia mundësojnë t’i sheh nuancat nëpërmjet xhamave special me enchroma, transmeton Telegrafi.
Madje, 24-vjeçarja e ka filmuar atë teksa është i tendosur derisa i provon, për të filluar më pas të qajë, kur gjithçka rreth tij duket ndryshe.
“Më kanë ndryshuar tërë jetën”, ka thënë shkurt Griffin, teksa doli në ballkon për të parë ngjyrat e natyrës për herë të parë.
Pas mitës së pestë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni reagimin mbresëlënës të tij, pasi t’i ketë vënë syzet. /Telegrafi/