Site icon Telegrafi

Nusja dhe vjehrra në Devoll u gjetën dy ditë pas vrasjes, autori u largua nga fshati me taksi

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Devoll. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori Ali Zili e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.

Natën e vrasjes ai është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të Korçës,duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në Korçë. 36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Të njëjtat burime pohojnë qe autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushte viktimat. Ndërkohë, në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autorit ishte kthyer rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës. Për policinë motivi i ngjarjes mbetet grabitja. /Ora News/

Exit mobile version