Kohëve të fundit është bërë trend që çiftet gjatë martesës së tyre të bëjnë diçka më ndryshe, që do t’ju mbetet në kujtim gjatë gjithë jetës.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk u shkon për dore të gjithëve. Por, një martesë e pazakontë që ka ndodhur këto ditë ka fituar vëmendjen e medieve, për faktin se dyshja bëjnë diçka që i kanë lënë të gjithë gojëhapur, transmeton Telegrafi.
Ata pasi ndërruan unazat në prezencën e qindra të ftuarve, filluan të vallëzojnë dhe për një moment dukej gjithçka në rregull – derisa u ndalën dhe morën dorëzat e boksit për të vazhduar me një rrahje të shkurtër.
Është interesant se si nusja dhe dhëndri kishin përgatitur çdo detaj, kurse qëndrimet e tyre luftarake i bëri të pranishmit të besojnë se ata janë vërtetë boksier profesionist. /Telegrafi/