Telegrafi

Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video)

Një video e publikuar në internet, ku shfaq momentin kur një çift i sapomartuar realizojnë një fotosesion pranë veturës së tyre të zbukuruar, është duke bërë xhiro nëpër botë.

Nusja dhe dhëndri ishin duke buzëqeshur pranë objektivit të aparatit, kur papritmas vetura e çiftit fillon të lëviz prapa, duke marrë me vete gjysmë e fustanit të bardhë të nuses, transmeton Telegrafi.

Në ato momente shihet nusja e nervozuar duke gjuajtur buqetën e luleve në drejtim të shoferit të veturës, ku më pas i vërsulet edhe kameramanit që kishte filmuar këtë ngjarje të pazakontë.

Por shumë njerëz kanë filluar të dyshojnë nëse e gjithë kjo ngjarje ishte përgatitur, pasi që fustani i nuses shqyhet në mënyrë të përkryer, duke e bërë atë të duket thuajse ka veshur një fustan tjetër më të shkurtër.

Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në qytetin rus Ufa. /Telegrafi/