Të sapomartuarit që kanë zgjedhur të fotografohen në një park në Kinë, kanë marrë lëndime të rënda pasi gjërat nuk kanë shkuar si duhet.
Së pari e ka pësuar nusja, të cilës i kanë rrëshqitur këmbët dhe ka rënë keq në pjesën metalike, transmeton Telegrafi.
Derisa ajo rënkonte nga dhimbjet, burri i saj e ka qëlluar me shqelm rrethojën metalike dhe është rrëzuar pas.
Shikoni në videon e postuar më poshtë, se si rrotullohet dhëndri me shpinë shkaku i goditjes që bëri.
“Janë çift shumë i ngathtë, urojë që jeta e tyre bashkëshortore të mos bëhet kaq e vështirë” është një koment për këtë rast. /Telegrafi/