Nusja dhe dhëndri kanë shkaktuar panikë tek dasmorët, derisa po futeshin në restorant për ceremoninë e tyre martesore me një barkë, e cila papritmas u ‘”shemb” duke i përplasur për tokë çiftin.
Çifti turk kishte arritur në ceremoninë e tyre martesore me një barkë e cila po qëndronte e varur në vinç, por jo gjithçka shkoi sipas planit, pasi vinçi që po mbante barkën u këput dhe kështu dyshja përfunduan në tokë, transmeton Telegrafi.
Derisa në sfond dëgjohej muzika tradicionale turke, dyshja po futeshin në sallë mbi një barkë të varur larg që për një moment befasoj për të mirë dasmorët.
Por në një moment duket se vinçi këputet, dhe nga rrëzimi më së keqi pëson nusja e cila ishte ulur përball dhëndrit. /Telegrafi/