Nusja dhe dhëndri pas ceremonisë martesore deshën të realizojnë një fotosesion pranë një fontane, por kjo ide duket se kishte qenë e gabuar, pasi jo gjithçka shkoi siç e kishin menduar.
Në video mund të shihet se si një burrë e bartë në shpinë dhëndrin të cilin e ndihmon të ngjitet në fontanë. por jo gjithçka shkoi mirë edhe me nusen me fustan të bardhë, transmeton Telegrafi.
Derisa dhëndri po e priste me padurim mbi fontanë, nusja po qëndronte mbi shpinën e burrit që ndihmoi edhe dhëndrin të hip në fontanë.
Dhe vetëm disa centimetra pa arritur në cak, ai mundohet ta ndihmojë nusen e vet por që të dy përfundojnë në ujë, duke u bërë objekt talljesh për njerëzit që kalonin aty pranë.
Raportohet se kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi. /Telegrafi/