Site icon Telegrafi

Nusja “bie përtokë nga të qeshurat” në dasmën e saj

Krejt kjo ka filluar pasi që dhëndri ka pasur problem me vendosjen e unazës në gishtin e të zgjedhurës së tij, derisa ka kulminuar me fjalët “të ligjshme” të cilat i kanë rrëshqitur keq nga goja. Pas kësaj nusja ka shpërthyer në të qeshura të pakontrolluara, derisa ofiqari, si profesionist i vërtetë, vetëm ka shtuar se është në rregull dhe kështu ka parë edhe më herët.

Nuses me emrin Melissa i është krijuar situatë e pakëndshme dhe është skuqur paksa, prandaj ka tentuar të bëhet më serioze në mënyrë që të dytë të thonë bekimet edhe një herë. Megjithatë, atëherë që të dy kanë shpërthyer në të qeshura.

Ky video material është bërë një hit i vërtetë në shërbimin YouTube. Shikoni edhe vet çfarë e ka gjetur amerikanin e shkretë, i cili ka pranuar se tërë jetën është frikësuar se pikërisht kjo gjë do t’i ndodhte.

 

Exit mobile version