Chrissy Mitchell nga Shtetet e Bashkuara, deshi të bënte diçka ndryshe prej vallëzimeve tradicionale në dasma, andaj përgatiti një rutinë me babanë e saj Tim Lesaj.
Sapo ka bërë betimin para partnerit, nusja me të atin dolën në pistë dhe nisën vallëzimin e pazakontë, derisa ishin me rollera, transmeton Telegrafi.
Dasmorët mbetën të befasuar, kur 51-vjeçari tregonte lëvizje mjaft të shkathëta, ndërsa ndjekte ritmin bashkë me të bijën.
“Gjithmonë kam dashur të vallëzojë me rrollera, por burri im nuk di si shkon. Andaj e ftova partnerin tim më të mirë”, ka thënë Mitschell.
Në fakt, ata shkojë në bashku në klub dhe rrëshqasin së bashku, që kur ajo i kishte 15 vjet dhe për po aq vite të tjera, e vazhdojnë këtë lojë të këndshme. /Telegrafi/