Site icon Telegrafi

Nushi rreth lajmeve për terroristin në Vjenë: Nuk promovoj dhunë!

Para disa javësh, reperi Nushi u përfol në mediat evropiane por edhe ato vendore për shkak se kënga e tij ishte e fundit që kishte dëgjuar terroristi në Vjenë para sulmit.

Rreth kësaj, reperi u deklarua për herë të parë në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

“Kam shpreh ngushëllime e keqardhje për ata që kanë humbur jetën në atë sulm. Edhe gazetat që kanë shkruar që terroristi u inspiru prej kësaj kënge. Qysh ka mujt me u inspirua prej asaj kënge, qysh kam mundur unë me bë këngë për akt terrorist. Njeri normal nuk e bën atë gjë. Unë i përkas fesë islame, e feja islame nuk thotë dil bën akt terrorist. Nuk e di, fe në botë që të thotë dil vraje një person, sidomos të pafajshëm.”

Këtë rrëfim Nushi e përmbylli me fjalët se nuk e promovon dhunën përmes këngët, por tregon për jetën e tij që e ka kaluar me vështirësi.

Exit mobile version