Telegrafi

​Nushi: Përhajr Bajrami të gjithëve, përveç atyre që po dojnë me na i vjedhë ka 5 euro

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram.

Por që në këtë urim ai ka thumbuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishin, e që ka të bëjë me “letrat ngjitëse” prej pesë eurove për regjistrim të automjeteve.

“Përhajr Bajrami krejtve, përveç atyre që po dojnë me na i vjedhë ka 5€ për tiketa ngjitëse të veturave. Gjithë të mirat”, ka shkruar Nushi.

Ndryshe, para disa ditësh PSD kishte organizuar një aksion në Prishtinë kundër tiketave ngjitëse të veturave, ku Policia kishte arrestuar më pas tetë anëtarë të PSD-së.