Site icon Telegrafi

Nushi: Do ta ndërtojmë një Përfaqësuese të fortë

Kosova dje në Gjenevë pësoi disfatë kundër Senegalit me rezultat 1-3, në ndeshjen e tretë ndërkombëtare të monitoruar nga FIFA.

Pavarësisht se Kosova pësoi edhe humbjen e dytë brenda katër ditëve, megjithatë, Nushi mendon se Kosova ka bërë paraqitje më të mirë në përballje me Senegalin. Ai është i bindur se Kosova ka të ardhme të ndritshme. Nushi thotë se me punë profesionale Kosova do të krijojë një skuadër cilësore.

“Ndaj Senegalit ka qenë një paraqitje më e mirë. Edhe sot sikur kundër Turqisë pjesa e parë ishte më e mirë, por në pjesën e dytë morëm shpejtë dy gola”, ka thënë Nushi.

“Senegali ishte një ekip i shkëlqyeshëm, po besoj se me punë profesionale, ne do ta ndërtojmë një ekip të mirë”, tha ai.

Nushi shpreson se Kosova do të tregojë performancë më të mirë në dy miqësoret e ardhshme. Kujtojmë së Kosova në muajin tetor do të luaj kundër Panamasë dhe Kanadasë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version