Telegrafi

Nurteel paralajmëron stuhi të hiteve nga Massive Production

Një nga producentët më të mirë në tregun muzikor shqiptar, Nertil Morina – Nurteel, ka deklaruar se ai dhe partneri i tij i afërt, top producenti Granit Gashi, kanë gati projektet për verën 2017.

Krijuesit e hitit më të madh të verës së kaluar “Ajo” nga Ghetto Geasy dhe Majk, e të shumë projekteve të tjera të suksesshme, thonë se kreatviteti vetëm sa u është shtuar.

Për Telegrafin, Nurteel ka treguar se ai dhe Granit Gashi tashmë kanë bërë gati koleksionin e projekteve për top artistët shqiptarë, të cilat ai beson se shumë lehtë mund të shndërrohen në hite.

“Kemi lënë prapa nesh vitin më të suksesshëm të produksionit, Massive Production, dhe synimi im dhe i Granitit është që të ritemi në mënyrë të vazhdueshme dhe secii vit të jetë më i suksesshëm se ai paraparak”.

“Kur e them këtë, mund ta siguroj publikun se këtë verë do të mundohemi t’i befasojmë me këngë kualitative të cilat besoj se mund të shndërrohen në hite. Për t’u bërë hit, ajo është në dorën e Zotit, por ne do të japim maksimumin për këtë, ashtu siç kemi bërë edhe me këngë si “Ajo” të Geasyt dhe “Sa t’kom dasht” nga Nora Istrefi e shumë këngë të tjera. Ne thjesht do të provojmë të bëjmë punën tonë”, tha Nurteel.

Ai shtoi se aktualisht janë të angazhuar me hip hop yjet dhe artistë tjerë të muzikës RnB më të popullarizuar të estradës të cilët ua kanë besuar atyre punën.

Massive Production njihen për këngët e tyre ritmike. /Telegrafi/