Telegrafi

Nurteel gati duetin e tretë brenda pak kohësh (Video)

Këngëtari dhe producenti i njohur, Nurteel, ka gati projektin e ri.

Ai në rrjetin social Instagram ka publikuar një video të punimeve të tij në projektin e ri duet me Anjeza Brankan.

Nurteel duket se nuk mund të pushojë dhe të kënaqet me suksesin e projekteve me Bleron dhe Greta Koçin, e tash ka gati realizimin e ri me seks simbolin Anjeza Brankën, shkruan Telegrafi.

Ky projekt pritet të jetë veror, projekte për të cilat njihet ky artist, e hiti më i fundit i krijuar prej tij ishte “Ajo” kënduar nga Majk dhe Geasy bashk me partnerin e tij të pandashëm, Granit Gashin nga Massive Production. /Telegrafi/