Telegrafi

Nurteel dhe DJ Dred sjellin një version të ri të “Tumankuqe”

(Foto: Screenshot/YouTube/ArkivaShqip)

“Tumankuqe” është përpunimi i radhës që ka ardhur në saje të realizimeve të fundit muzikore.

Producenti i njohur Nurteel ka bashkëpunuar me DJ Dred për ta sjellë këtë miksim në një version mjaft interesant.

Pjesa e vokalit këndohet nga këngëtarja e mirënjohur, Linda Hakaj.

Kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio dhe nuk është shoqëruar me ndonjë videoklip.

Ndryshe, Nurteel ka qenë aktiv gjatë vitit që po lëmë pas duke realizuar projekte muzikore për shumë këngëtarë, të cilat janë shndërruar në hite.