Java që po lëmë pas ka qenë më aktivja në histori të UFC-së.
Fillimisht ndodhi skandali i Conor McGregor kur goditi me shkallë një autobusë i cili ishte i mbushur me sportistë të tjerë.
Por kjo nuk e ndali rusin Khabib Nurmagomedov që të dalë në ring dhe të përballet me amerikanin Al Iaquinta.
Ky meç u zhvillua në New York, ndërsa ishte për peshat e lehta në UFC.
Në fund Nurmagomedov mbeti i pamposhtur pasi ishte superior në pesë raundet përballë amerikanit Al Iaquinta.
Ylli nga Dagestani triumfoi pas vendimit unanim të gjyqtarëve 50-44, 50-43 dhe 50 – 43 që të tre në të mirë të Nurmagomedov.
29-vjeçari ka marrë fitoren e 26-të në karrierë dhe kësisoj mbetet i pamposhtur në UFC. /Telegrafi/
Undefeated. Undisputed.
Khabib Nurmagomedov with one of the most dominant displays over five rounds in UFC history ?
UFC lightweight champion ?#UFC223 pic.twitter.com/Ww1HaJYWAd
— UFC 223 on BT Sport (@btsportufc) April 8, 2018
https://www.youtube.com/watch?v=cAw09v028gE