Telegrafi

Nuri Seferi nuk qëndron më shumë se një raund ndaj rusit Gassiev, mposhtet me nokaut

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka pësuar sonte humbje në ish-kampioni i botës, rusi Murat Gassiev, me nokaut që në raund të parë.

Gassiev me një të djathtë të fuqishme e rrëzoi Seferin kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 26 sekonda pa mbaruar raundi i parë.

Seferi arriti të ngrihej, por gjyqtari e vlerësoi se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin.

Meçi i kategorisë së rëndë ishte paraparë të zhvillohej në 12 raunde dhe ishte në peshën e rëndë.

Për Seferin 43-vjeçar është humbja e dhjetë në boksin profesionist, karshi 41 fitoreve.

Gassiev, ish-kampion bote në kategorinë kruzer, ka shënuar fitoren e 27-të në profesionalizëm, ndërsa e ka një humbje. /Telegrafi/