Site icon Telegrafi

Nuri Seferi mbron titullin me 2 korrik në Austri

Ky duel sapo është bërë zyrtar, Nuri Seferi së bashku me trajnerin e tij Oktay Urkal dhe menaxherin Erol Ceylan nga klubi EC Boxpromotion i Hamburgut të Gjermanisë do të udhëtojnë në fund të qershorit për në Vjenë në një organizim të kroatit Zeljko Vojnovic, i cili së bashku me biznesmenin shqiptar Islam Shaqiri (Sakiri Group) do të zbarkojnë ringun e boksit në një ambient të hapur- Wiener Trabrennbahnverein KRIEAU, ku zakonisht mbahen evenimente të garave kalëruese me mysafir VIP të skenës së filmit, muzikës dhe sportit nga e mbarë Austria.

Me datë 2 korrik organizatorët do të përshtatin vendin për një mbrëmje boksi, ku duelin kryesor do ta zhvillojë boksieri shqiptar Nuri Seferi.

Nuri Seferi mban numrin pesë të botës në Federatën World Boxing Association dhe me një mbrojte të suksesshme të titullit mund të fitojë edhe ndonjë vend më të lartë në ranglistën e WBO-së, të cilën e kryeson rusi Denis Lebedev dhe kampion i kësaj federate është shqiptaro-boshnjaku Marco (Muamer Hukiç) Huck.

Rivali i Seferit, Abdoul, është 34 vjeçar, me prejardhje arabe, ai ka gjithsej 62 duele profesioniste, ka shënuar 39 fitore, ka humbur 21 herë dhe barazuar 2 herë. Humbjet e këtij boksieri janë humbje të shënuara nga kampion bote ose legjenda të boksit siç është David Haye, Yoan Pablo Hernandez, Marco Huck etj., por Abdoul vetëm njëherë është mposhtur me ‘KnockOut’, kjo dëshmon një qëndrueshmëri të lartë të këtij boksieri, i cili ka definitivisht një përvojë më të madhe se boksieri shqiptar.

/Albanian-Boxing/Telegrafi/

Exit mobile version