Boksieri i njohur shqiptar Nuri Seferi, ka bërë matjen zyrtare me serbin Dusan Krstin.
Përballja do të zhvillohet nesër në Olten të Zvicrës.
Ai është shprehur i gatshëm për takimin e radhës edhe pse i është ndërruar kundërshtari.
“Të dashur miq edhe pse nuk shkoj gjithçka mirë ne dy ditët e fundit pasi qe isha i përgaditur për një kundërshtar tjetër , Federata e boksit të Bullgarisë nuk i dha leje boksierit Yavor Marinchev që të ndeshet me mua në ditën e nesërme”.
“Siç theksova edhe më lartë edhe pse i përgatitur isha për një kundërshtar tjetër kjo befasi e fundit aspak nuk më pengon. Jam i përgatitur deri në maksimum dhe ndjehem në formë shumë të mirë”, ka shkruar Nuri Seferi.
Ai si gjithmonë ka kërkuar përkrahjen e tifozëve shqiptarë. /Telegrafi/