Këngëtarja Edona Llalloshi ka kohë që nuk ka prezantuar projekte të reja muzikore para publikut, dhe arsyeja e kësaj distance ka qenë angazhimi i saj si nënë.
Të gjithë e dimë që ajo është nënë e dy fëmijëve, Doas dhe Nurit, gjersa ky i fundit sot është bërë synet, ka bërë të fitur këngëtarja.
Edona me këtë rast ka organizuar një festë ku ka mbledhur miq dhe familjarë për të gostitur një festë të vogël në shtëpinë e saj, gjersa nuk dihet nëse ka vendosur të organizojë edhe aheng të madh familjar.
Ajo gjithashtu ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku ka shfaqur djalin e pranë tortës me urime .
“Të ka nënë bukurosh e dritë të syve, Nuri jem”, kanë qenë fjalët e këngëtares. /Telegrafi/