Site icon Telegrafi

Nurhan Izairi: ”Jugohrom” nuk e ka respektuar marrëveshjen për kthimin në punë të të gjithë të punësuarve

Sipas ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi, kombonati ”Jugohrom”, nuk e ka ruajtur dimenzionin social, duke mos i kthyer të gjithë 1100 të punësuarit në punë, që ishte një nga kushtet që Qeveria ta vazhdojë afatin për ndërtimin e sistemit të filtrimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga kombinati ”Jugohron” thonë se deri tani janë kthyer 450 punëtorë në pozitat e tyre të punës dhe se pjesa tjetër do të kthehet në punë në muajin vijues. Kjo, sipas drejtorit, Vasko Skenderovski, është bërë për shkak se nuk është lëshuar furra e shtatë dhe se fillimisht është rinisur procesi i prodhimit./Telegrafi/

Exit mobile version