Site icon Telegrafi

Nurellari: Emërimi i Besa Shahinit në krye të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, rrëzon tezën se Cakaj u refuzua pse ishte kosovar (Video)

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari ka thënë se emërimi i Gent Cakaj në Qeverinë e Shqipërisë ishte ogur i mirë në raportet mes dy pjesëve të kombit.

Nurellari, në emisionin “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se mos dekretimi i kosovarit Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme në Shqipëri nuk ka të bëjë me Kosovën.

Ai ka thënë se është ndjerë keq pasi Cakaj u bë në mënyrë të panevojshme problem i politikës së brendshme të Shqipërisë.

“Jemi në vit elektoral [në Shqipëri],  dhe duhet kuptuar këtë gjë”.

Njohësi i çështjeve rajonale ka thënë se fakti që Besa Shahini nga Kosova u emërua pa ndonjë pikëpyetje, tregon se nuk ka pasur ndonjë përçmim për Kosovën.

“Nuk do të doja që refuzimi i Cakajt të shihej si një përçmim ndaj Kosovës, nga ana e institucioneve të Shqipërisë. Fakti që është dekretuar dhe sot betuar si Ministre e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, tregon se nuk ka pasur ndonjë anshmëri ndaj Kosovës”, tha ndër të tjera Adri Nurellari./Telegrafi/

Exit mobile version