Adri Nurellari në cilësinë e përfaqësuesit të PDK-së në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu Kosovë-Serbia nuk ka penguar njohjet.
Nurellari në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në të drejtën ndërkombëtare nuk është i njohur koncepti i çnjohjes.
Ai ka thënë se është raportuar edhe në arenën ndërkombëtare për fushatën korruptive të Serbisë kundër Kosovës në procesin e njohjeve.
Përfaqësuesi i PDK-së në debat ka thënë se Kosova është dëmtuar edhe nga përplasjet e brendshme politike siç ishin pamjet me gaz molotov e me protesta të dhunshme.
“Kemi eklipsuar madhështinë që na japin artistët e sportisteve me anë të pamjeve me gaz”.
Nurellari ka thënë se nuk qëndron ajo se dialogu ka penguar njohjet dhe sipas tij janë disa shtete që kanë njohur Kosovën pasi ka filluar dialogu me Serbinë.
“Kemi pasur probleme edhe në Bashkimin Evropian çoftë me BREXIT apo probleme tjera që kanë ndikuar të bie ritmi i njohjeve”, tha më tej Nurellari./Telegrafi/