Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini u takua sot me ambasadorin e Republikës së Italisë, Carlo Romeo, duke shprehur respektin dhe vlerësimin e tij për mbështetjen që Italia ofron në proceset e integrimit evropian Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për zgjidhje afatgjate të zbatimit të kritereve të BE-së në fushën e mjedisit.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, ambasadori Romeo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur dhe mbështetja nga Republika e Italisë ka për qëllim reformimin e legjislacionit dhe institucioneve drejt përmbushjes së standardeve dhe vlerave të BE-së.
“Ky është qëllimi kryesor i procesit të negociatave dhe përfitimet do të ishin për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mjedisit./Telegrafi/