Site icon Telegrafi

Nuredini: Nuk do të lejojmë që vendi ynë të shëndrohet në deponi të mbeturinave nga vendet tjera

Zbatimi i inspektimit të jashtëzakonshëm i para dy ditëve në vendkalimin kufitar Bogorodicë është një shembull se si institucionet mund të veprojnë në një mënyrë të koordinuar. Dogana filloi një kontroll të jashtëzakonshme të dërgesave të mbeturinave RDF dhe ata u koordinuan me ne dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit për t’i mbështetur ata në kontroll, tha Ministri i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë, Naser Nuredini.

Ai tha se dokumentacioni u rishikua si duhet, mostrat u morën nga inspektorët dhe doganierët, ndërsa aktualisht jemi në pritje të rezultateve për t’i analizuar në një laborator të akredituar, të cilat informacione do ti ndajmë me opinionin.

“Në lidhje me importin e mbeturinave të rrezikshme, Ministria ka lëshuar vetëm leje për importin e mbeturinave të rrezikshme të llojit të “akumulatorëve të plumbit” në shumën prej 12.500 ton për subjketet juridike që janë të licencuar për trajtim dhe përpunim. Atëherë ato ripërdoren, rishiten ose eksportohen si produkte brenda dhe jashtë vendit”, tha Nuredini, duke shtuar se vetëm një instalim në vend ka licencë për të importuar karburant alternativ RDF deri në 25.000 ton në vit./Telegrafi/

Exit mobile version