Roli u gjykatave në ruajtjen e Mjedisit Jetësorë duhet të jetë shumë më i madh. Sipas Ministrit të Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini gjykatat duhet të jenë më të përfshira dhe të luajnë rol më të madh, pasi kjo do të bënte që ata që dëmtojnë mjedisin të mos ia hedhin pa u ndëshkuar.
“Kodi ynë Penal përkufizon një sërë krime mjedisore që lidhen ngushtë me ligjet që kemi miratuar. Sistemi ligjor është ngushtë i ndërlidhur. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se po përballemi me degradim të rëndë mjedisor dhe rrallëherë dikush është përgjegjës për të. Është e nevojshme që të gjithë aktorët, përfshirë gjykatat, të marrin pjesë me kontributin e tyre nëse duam të ruajmë mjedisin”, tha Naser Nuredini- Ministër i Mjedisit Jetësor.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se në kuadër të të drejtave dhe lirive për momentin nuk bën pjesë e drejta për Mjedis Jetësorë, andaj siç tha, nuk është e mundur një mbrojtje e tillë kushtetuese.
“Mendimi im është se në kuadër të reformave të ardhshme kushtetuese duhet të parashikohet paraqitje e ankesës kushtetuese, si instrument për mbrojtjen e të gjitha të drejtave dhe lirive kushtetuese, përfshirë edhe këtë të drejtë. Kjo do të thotë që në mbrojtjen e këtyre të drejtave Gjykata Kushtetuese përpos në mënyrë abstraktë do të mund të jap mbështetjen edhe në praktike”, u shpreh Dobrila Kacarska-kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Diskutimet rreth pjesëmarrjes më të madhe të gjykatave në mbrojtjen e mjedisit u realizuan në kuadër të Konferencës rajonale që u organizua nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup./Alsat/