Site icon Telegrafi

Nuredini: Komunat të sigurojnë mbledhje të transport të mbeturinave komunale

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka bërë mbikëqyrje të aktiviteteve për pastrimin e deponive të egra dhe transportit të mbeturinave në disa lokacione që ndodhen në territorin e parkut kombëtar të Malit Sharr.

Në këto aktivitete, siç njoftoi ministria, u pastruan 16 deponi të egra në Komunën e Tetovës dhe 12 deponi në Komunën e Bogovinës, Komunën e Vrapçishtit dhe Komunën e Gostivarit.

Mjetet e nevojshme për realizimin e këtyre aktiviteteve sigurohen nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Me këtë rast, ministri Nuredini vuri në dukje obligimin e komunave, në përputhje me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, që në vazhdimësi të zbatojnë parimin e universalitetit të shërbimeve dhe të sigurojnë grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale dhe mbulimin e plotë të zonës ku kryejnë shërbimin publik të menaxhimit të mbetjeve, përfshi edhe vendbanimet e izoluara.

Sipas Nuredinit, kjo është mënyra e vetme për të parandaluar rishfaqjen e “deponive të egra” në këto komuna, në mënyrë që mjetet e investuara në aktivitet të arrijnë qëllimin – mjedis të pastër dhe të shëndetshëm dhe kushte më të mira jetese për popullatën.

 

Exit mobile version