Telegrafi

Nuredin Lushtaku i sulet Glauk Konjufcës në foltore (Foto/Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nuredin Lushtaku, është afruar me nervozë te foltorja e Kuvendit, ku ishte duke folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Lushtaku ka mësyrë deputetin Konjufca, pasi që ky i fundit e lexoi një citat të ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Krejt këto ndodhën në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./Telegrafi/