Site icon Telegrafi

Nurboja: Kushte më të mira për persona me aftësi të kufizuara

Bashkim Nurboja, bashkë me deputeten Fatmire Mulhaxha Kollçaku nga Lëvizja VETËVENDOSJE! vizituan ‘Hendikosin’ në Pejë.

Gjatë kësaj vizite u takuan me udhëheqësen e kësaj organizate znj. Sabrije Zeqaj.

Në këtë takim Bashkim Nurboja tregoi që programi i LVV parasheh lehtësime për personat më aftësi të kufizuara. Nurboja poashtu premtoi që ligji për persona me aftësi të kufizuara do të zbatohet më përpikëri, duke filluar nga ndërtesat kolektive të cilat e kanë obligim të kenë qasje të lehtë për këta persona dhe kushte më të mira për shërbime të patronazhit.

Nurboja është ekonomist dhe profesor universitar me doktoraturë në Ekonomi nga Universiteti i Lubjanës dhe Master nga Universiteti i Staffordshire në Angli dhe këtë vit garon për kryetar të Pejës nga lëvizja Vetëvendosje!

Exit mobile version